Beyonce shkruan historinë me hitin e saj të ri “Teksas Holdem”. 10 ditë pas publikimit, ky hit zuri vendin e parë mes 10 këngëve më të mira të muzikës “Country” sipas listës së revistës Billboard. Kjo e bën Beyonce, të parën këngëtare me origjinë afro-amerikane që kryeson këtë listë.
Por kjo nuk është arritja e vetme. Kjo renditje e bën Beyonce, të dytën këngëtare që renditet në krye të listës për muzikën Country.
Me këtë këngë, artistja 42-vjeçare zuri njëherësh vendin e parë edhe mes 10-këngëve më të mira R&B/Hip Hop, duke u bërë e para këngëtare në histori që kryeson këto dy lista njëkohësisht.
Në dhjetëshen e javës është edhe kënga tjetër e saj, Sixteen Carriages. Hitet janë pjesë e albumit të ri që Beyonce do të publikojë më 29 Mars, Renaissance Act II.
Tv Klan