Bashkia Maliq mbështet 43 familje të tjera, mbi 300 përfituese nga programi i bashkëfinancuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit

HomeActual

Bashkia Maliq mbështet 43 familje të tjera, mbi 300 përfituese nga programi i bashkëfinancuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit

Kapet në stacionin e trenit me 10 kg drogë, e pëson keq i riu shqiptar
“Puls On Star” vijon zbulimin e talenteve në Bashkinë Maliq, ndalesë në Pirg
gjatë një konflikti fizik një shtetas dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës një 36-Vjeçar

Bashkia Maliq mbështet 43 familje të tjera, mbi 300 përfituese nga programi i bashkëfinancuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit

Bashkia Maliq është shpallur fituese për të shtatin vit radhazi e projektit të bashkëfinancuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, duke vijuar mbështetjen për familjet në nevojë përmes një programi me ndikim të drejtpërdrejtë social.

Gjatë këtij viti, nga projekti do të përfitojnë 43 familje, ndërsa numri i përgjithshëm i familjeve që kanë përfituar nga ky program ndër vite ka kaluar 300.

Sipas Bashkisë Maliq, vazhdimësia e këtij projekti është dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm mes qeverisjes vendore dhe asaj qendrore, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe rritjen e mbështetjes për shtresat që kanë më shumë nevojë.

Ky program konsiderohet një ndër nismat me ndikimin më të madh social në territorin e bashkisë, duke krijuar më shumë mundësi për familjet përfituese dhe duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së tyre.

Bashkia Maliq thekson se do të vijojë të aplikojë dhe të angazhohet në projekte të tilla, të cilat sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe forcojnë politikat sociale në nivel vendor.