Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

HomeUncategorized

Aksident tragjik në aksin Korçë–Bilisht, dyshohet për një viktimë

DVP Korçë: Arrestime për dhunë dhe drejtim në gjendje të dehur, procedime për aktivitet të paligjshëm dhe kanosje
Korçë – Dy të plagosur me thikë pas një konflikti në lokal
Maliq/I dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar plagë të rënda dhe dyshohet se nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.