Aksident në Rrëmbec të Maliqit, dy të plagosur

HomeUncategorized

Aksident në Rrëmbec të Maliqit, dy të plagosur

Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë
Arian Jaupllari/ Emri që bashkon të gjithë qarkun e Korçës në 11-Maj.
Korçë – Dhunë në familje, 34-vjeçari procedohet pas goditjes së motrës

Një aksident rrugor është regjistruar para pak minutash në fshatin Rrëmbec të Bashkisë Maliq. Një automjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga, duke përfunduar fillimisht në anë të saj dhe më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të lënduarit po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.