Aksident në aksin Korçë–Pogradec, plagosen dy persona

HomeUncategorized

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, plagosen dy persona

17-Vjeçari ku kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi..
Arrestime dhe procedime penale në qarkun e Korçës
Kodhel Zere, i riu me vizion në krye të Njësisë Administrative Voskopojë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Korçë–Pogradec, në afërsi të qytetit të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motorçikletë në të cilën udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes janë ende në hetim, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

#QarkuKorçë #Maliq #Aksident #LajmeLokale #QarkuAl