Ekspozitë dhe orë mjedisore në gjimanzin “Skënderbeu”, Maliq

HomeActual

Ekspozitë dhe orë mjedisore në gjimanzin “Skënderbeu”, Maliq

Zbulohet portali gjobëvënës i zyrtarit të AMP, ja emrat e krerëve të Policisë që sulmonte
Maliq/Një 32-Vjeçar ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me grusht një 62-vjeçar.
Dhuna në familje/ 218 kërkesa për urdhër mbrojtje gjatë një viti

Ekspozitë dhe orë mjedisore në gjimanzin “Skënderbeu”, Maliq


Në kuadër të projektit; Mbështetja e menaxhimit të PK ‘Prespa’ përmes kontributit në hartimin e bimësisë së habitatit dhe monitorimin e specieve” – Shoqata ILIRIA organizoi pranë gjimnazit “Skenderbeu” në bashkinë Maliq një aktivitet ndërgjegjësues dhe edukativ, i cili përfshiu një orë leksioni me fokus mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit si dhe një ekspozitë fotografike me bimë të rralla dhe endemike dhe peizazhe shqiptare.
Rreth 55 nxënës, mësues dhe stafi i bashkisë Maliq morën pjesë aktive në këtë ngjarje.

Gjatë orës së leksionit, nxënësit u informuan mbi sfidat mjedisore që përballet vendi ynë dhe planeti në tërësi, si dhe mbi mënyrat konkrete se si secili prej nesh mund të kontribuojë në ruajtjen e natyrës.
Me tej, ekspozita solli në vëmendje bukuritë e natyrës shqiptare përmes një galerie me fotografi të realizuara nga natyra shqiptare — nga bimësia karakteristike e zonave të ndryshme, tek peizazhet mahnitëse që na ofron vendi ynë.

Prespa Ohrid Nature Trust – PONT