Arian Jaupllari/Takim me fermerë blegtorë dhe bletarë, masat mbështetëse dhe risitë që sjell Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025..

HomeActual

Arian Jaupllari/Takim me fermerë blegtorë dhe bletarë, masat mbështetëse dhe risitë që sjell Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025..

E trishtë në Korçë/40-vjeçari gjendet i pa jetë, dyshohet të jetë vetëvarur
E keni ditur? Ja pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj
Drejtoria Vendore e Policisë arrestoi në flagrancë këta shtetas..

Në një takim me fermerë, blegtorë dhe bletarë të zonës, Z.Arian Jaupllari shpjegoi masat mbështetëse dhe risitë që sjell Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025..

Ndër të tjera kandidati i PS për Deputet i Qarkut Korçë theksoi:

📍Korçë – Në një takim të frytshëm me kolegë, fermerë, blegtorë dhe bletarë të zonës, prezantuam masat mbështetëse dhe risitë që sjell Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025. Diskutuam gjerësisht mbi mundësitë që ofron kjo skemë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe përmirësimin e kushteve të punës në fshat.

Ju përgjigjëm pyetjeve konkrete të fermerëve, me qëllimin për të garantuar një proces aplikimi sa më të qartë, cilësor dhe të suksesshëm.

Skema Kombëtare hapet më datë 14 Prill – aplikoni dhe përfitoni nga mbështetja që ju takon!