“Jemi vendi që ata duan të përfshijnë!”/ Rama: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta

HomePolitics

“Jemi vendi që ata duan të përfshijnë!”/ Rama: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta

“𝐒’𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥 𝐝𝐨𝐭 𝐚𝐬 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐛𝐫𝐢𝐤ë 𝐝𝐚𝐡𝐨𝐧𝐢”, 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐚 𝐬’𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐥 𝐢𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧ë 𝐧𝐠𝐚 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬𝐢: 𝐑𝐚𝐦𝐞, 𝐤𝐮 𝐞 𝐤𝐞 𝐆𝐣𝐮𝐬𝐡 𝐀𝐤𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐧?
Arian Jaupllari kryeson bindëshëm sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja kush renditet i fundit ..
Pogradec/ Rrëzohet vullneti i demokratëve, listat paralajmërojnë përcarje të partisë…

Në fjalimin e tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se ky është një moment historik për Shqipërinë dhe për diasporën shqiptare, duke theksuar përputhjen e fatit të vendit me atë të Bashkimit Europian. Ai e cilësoi këtë periudhë si një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Europës, ku Shqipëria po i afrohet realizimit të ambicies së saj për t’u bërë pjesë e BE-së, një ëndërr që ka pasuar që nga çlirimi nga diktatura komuniste. Rama nënvizoi se ky është momenti i duhur për të përfituar nga mundësitë që ofron zgjerimi i BE-së, duke përfshirë vendin tonë së bashku me Malin e Zi.

“Ndërkohë që tani të gjithë shqiptarëve dhe atyre të Greqisë dhe të Italisë, mbarë botës kudo ku janë u them se ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi cliruar nga diktatura komuniste dhe kemi hyrë në rrugët e Europës për tu bërë pjesë e pandashme e BE-së. Ky moment e ka përputhur fatin tonë europian dhe fatit të BE-së që sot është i mëshiruar në dëshirën dhe në ambicien për të zgjeruar rradhët dhe gjendemi aty, gjendemi në kohën e duhur. Vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi”, tha Rama.

/gazeta_sot