Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

HomeActual

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp për ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit

Në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian Ju dëshirojmë mbarësi dhe suksese në detyrën Tuaj të re
Renaldo Salianji/Mbi 130 lajme të postuara për një vrasje, kjo nuk është gazetari, kjo është kriminale, dhe AMA nuk mund të rrijë duarkryq!
Kantier punimesh në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. F., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. D., 79 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 79-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 36 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Korçë/Më datë 17.03.2025, gjatë punës në një fabrikë metali, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në dorë, shtetasja E. Sh., 38 vjeçe, banuese në Korçë, e cila mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.