Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

HomeActual

Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Germany approves passport law and German dual citizenship
Akaident i rrezikshëm, i moshuari ndërron jetë në vend
OSHEE fillon nga zbatimi projektin “Rrjet elektrik me kabëll ABC në disa zona të Bashkisë Maliq!

Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta

Gjykata e Posaçme e Apelit ka hedhur poshtë ankimet e paraqitura nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë nën hetim.

Në një reagim të menjëhershëm, Meta ka akuzuar sistemin gjyqësor për ndikim politik dhe ka bërë thirrje për reformim të drejtësisë.

“Asnjë çudi dhe asnjë surprizë nga drejtësia me regji e Narkoshtetit,” tha Meta. Sipas tij, vendimi i gjykatës është një tjetër dëshmi e “vegël qorre nën urdhrin dhe diktatin e Narkoregjimit DumDuman”.

Meta theksoi se “desorosifikimi i drejtësisë” është një emergjencë kombëtare dhe shtoi se asnjë vendim gjykate nuk do të ndalojë betejën e Partisë së Lirisë për rikthimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive qytetare.

Ai u shpreh i vendosur për të vazhduar angazhimin e tij në zbatimin e prioriteteve të Partisë së Lirisë për shqiptarët.Telegrafi