Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

HomeTechnology

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Things you should never ask on ChatGPT
“META” do të përdorë informacionet e përdoruesve të saj për trajnimin e AI-së, një mënyrë si t’a ndaloni këtë gjë është…
New York declares social media a public health hazard


Është gjithmonë e papërshtatshme kur telefoni juaj karikohet ngadalë, veçanërisht nëse jeni me nxitim diku dhe nuk ju ka mbetur shumë bateri.

Nëse keni një iPhone, ka një sërë arsyesh pse telefoni juaj mund të karikohet më ngadalë se zakonisht, por përpara se të fajësojmë telefonin, kontrolloni gjërat e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi

A është kablloja USB në rregull?

A është priza në rregull?

A është tensioni i saktë?

A ka ndonjë papastërti në portën e karikimit të telefonit?

A është telefoni i përditësuar

A është i fikur Bluetooth

Nëse të gjithë këto duken në rregull, atëherë mund të shkoni te cilësimet e telefonit dhe të kontrolloni se çfarë baterie përdor iPhone juaj më shumë.

Hapni Settings, më pas Battery, më pas Last 24 Hours. Në këtë mënyrë, do të shihni se cili aplikacion përdori më shumë baterinë e telefonit tuaj në 24 orët e fundit, në mënyrë që të mund të korrigjoni përdorimin bazuar në këtë.

Gjithashtu, nëse e përdorni iPhone tuaj ndërkohë që është në karikues, ai do të karikohet më ngadalë.

Nëse keni një telefon Android, është e mundur që fillimisht të ketë një problem të natyrës fizike, ndaj është mirë të kryeni të gjitha ato kontrolle që u renditën më lartë për iPhone.

Ashtu si iPhone-ët, Android-ët gjithashtu mbështesin karikimin e shpejtë dhe karikuesit e shpejtë janë me tension të vlerësuar saktësisht për t’u çiftuar më mirë me telefonin tuaj.

Prandaj, nëse nuk jeni duke përdorur karikuesin (përshtatësin) e duhur, është e mundur që karikimi të jetë më i ngadalshëm për shkak të kësaj.

Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, mund t’ju duhet të riparoni apo edhe zëvendësoni baterinë e telefonit tuaj. Mos u ngatërroni vetë – dërgojeni pajisjen te një servis i autorizuar. /Telegrafi/