Çfarë po ndodh me mungesën e punëtorëve në Shqipëri!

HomeActual

Çfarë po ndodh me mungesën e punëtorëve në Shqipëri!

Korçë/ Një shtetas dyshohet se ka shkuar disa herë tek banesa e vjehrrës së tij …
Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Këmbimi valutor 5 qershor 2024
Aksident në Bulgarec/ Ndërron jetë në spital drejtuesi i makinës

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do t’i sillte mijëra punëtorë.

Përfaqësuesit e biznesit – kryesisht të sektorit të turizmit dhe manifakturës, që përballen me mungesë të theksuar punëtorësh – thonë se e mirëpresin këtë hap.

Ekspertët dhe aktivistët nuk janë të gjithë në një mendje: për disa, një marrëveshje e tillë është e vonuar, e për disa të tjerë nuk garanton sukses.

Të dhënat aktuale në ueb-faqen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit tregojnë se bizneset i kanë të shpallura 5.500 vende të lira pune.

Numri i punëkërkuesve, ndërkaq, është rreth 74 mijë, sipas Institutit të Statistikave.