Protestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë

HomeActual

Protestë/Do të bllokohet pika doganore greke, ja çfarë do ndodhë

5 shtator 1945, dokumenti tronditës/Kur dekorohej Aleksandër Rankoviç, vrasësi më madh i shqiptarëve në Kosovë
Sezoni turistik, Rama: Në Doganën e Qafë Thanës, masa për një ambient sa më mikpritës
Renaldo Salianji/Mbi 130 lajme të postuara për një vrasje, kjo nuk është gazetari, kjo është kriminale, dhe AMA nuk mund të rrijë duarkryq!

DVKM Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim.