Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar

HomeActual

Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar

Në fshatin Kakaç ndodhet një Kala!
Dalin pamjet, momentet kur Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët në udhëtimin pa kthim.
Korçë/Finalizohet operacioni policor “Polena”, arrestohet 41-vjeçari

Korçë Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.