Korçë/Deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, po na detyroni të largohemi nga shqipëria

HomeActual

Korçë/Deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, po na detyroni të largohemi nga shqipëria

𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐥𝐥𝐨𝐭𝐨 𝐦𝐛𝐫ë𝐦ë 𝐧ë 𝐊𝐨𝐫çë, 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝟖 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚!
Pogradec/Sekuestrohet një sasi lënde narkotike, ja arrestimet
Këmbimi valutor 20 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri, ka mbajtur sot një deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, për zhvendosjen e varrezave të makinave dhe serviseve 1 km larg zonave të banuara. 

Përfaqësuesi i kësaj shoqate ka thënë se është e pamundur që brënda afatit prej 3 ditësh të mund të realizohet zhvendosja e këtyre bizneseve dhe ka kërkuar shtyrjen e tij. Ndër të tjetra Bujar Muço ka thene se zhvendosja larg zonave të banuara të këtyre bizneseve përkthehet në mungesë të rrjetit elektrik, kanalizimeve dhe munges të ujit, gjë e cila direkt do tw ndikojë tek kostot e marrësve të shërvimeve.

Njëri prej pronarëve të këtyre bizneseve, Krenar Koçibelli tha se kjo metodë po i detyron bizneset të mbyllen dhe shtoi se kjo nuk është një zgjidhje, pasi dhe në shtetet europiane operohet njëjtë si në shqipëri, ku varrezat e mjeteve ndodhen brënda zonave të banuara.

Bizneset dhe shoqata e tyre paralajruan protesta nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ndërkaq të njejtet i janë drejtuar zyrtarisht dy ministrive për këtë shqetësim.