“Në krye të agjendave parlamentare…”, Nikolla uron 8-Marsin: Nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror asgjë, se sa investimin te gratë dhe vajzat

HomePolitics

“Në krye të agjendave parlamentare…”, Nikolla uron 8-Marsin: Nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror asgjë, se sa investimin te gratë dhe vajzat

“Jemi vendi që ata duan të përfshijnë!”/ Rama: Është momenti ynë për në BE, po përputhen fatet e përbashkëta
Arjani nuk ka nevojë të shpikë histori për t’u dukur, historia e tij është shkruar në ndërgjegjen e çdo njeriu që ai ka ndihmuar ndër vite..
Zbardhen urdhrat e dorëheqjes, kërkohet largimi i drejtuesve të institucioneve shtetërore edhe në nivel vendor

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar për  Festën e 8 Marsit të gjitha gratë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se për 8 Mars së bashku me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhën në Paris në Samitin Botëror, ku themeluan Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuan Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave.

Në këtë samit iu bë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve që të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare.

Këtë vit, tema e përzgjedhur për të kremtuar këtë ditë domethënëse  është ‘Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.’

Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta nxisë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare”, shkruan Nikolla.

/gazeta_sot