5 shtator 1945, dokumenti tronditës/Kur dekorohej Aleksandër Rankoviç, vrasësi më madh i shqiptarëve në Kosovë

HomeActual

5 shtator 1945, dokumenti tronditës/Kur dekorohej Aleksandër Rankoviç, vrasësi më madh i shqiptarëve në Kosovë

𝐁𝐫𝐞𝐬𝐡ë𝐫𝐢 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐨𝐧 𝐭ë 𝐦𝐛𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐧ë 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫ë𝐭 𝐤ë𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧ë 𝐝ë𝐦𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦
Maliq/Një shtetas vetëplagoset me armën gjahu në banesën e tij
Inaugurimi i Fabrikës së Sheqerit në Maliq

Kastriot Dervishi

Në listën e të dekoruarve nga “heroi i popujve jugosllave”, E.Hoxha në vitin 1945, figuron edhe një prej figurave më famëkeqe antishqiptare si Aleksandër Rankoviçi. Në këtë listë gjenden edhe disa emrave të misioneve të tjera ushtarake që kishin qenë në Shqipërisë si britanike apo amerikane, por megjithëse roli i tyre kishte qenë i madh, ata ishin vendosur në bisht të listës me dekorata të rangut të ulët. Elementi jugosllav është i nderuar si aleat i rrallë. Po ashtu në listë gjenden edhe shqiptarët e Kosovës: Kolonel Fadil Hoxha, Bije Vokshi, dëshmorët: Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mihal Popoviç, si dhe: Xhafer Vokshi, Elami Nimani (themelues i PKSH-së), Xhavit Nimani, Safete Nimani, Ymer Pula dhe Mehmet Hoxha.

Më 5.9.1945, kryeministri Enver Hoxha i propozoi Kryesisë së Këshillit Nacionalçlirimtar dekorimin “e shumë personaliteteve të vendeve të huaja” (të tillë quante edhe disa shqiptarë nga Kosova) që kishin kontribuar nga brenda dhe nga jashtë.

Mbi këtë propozim, me vendimin nr.117, datë 5.9.1945, Kryesia e KANÇ-it vendosi dekorimin e 55 personave. Jugosllavët janë këta:

  1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me urdhrin “Hero Kombëtar”
  2. Lolo Ribar me urdhrin “Hero Kombëtar”
  3. Ramiz Sadiku me urdhrin “Hero Kombëtar”
  4. Eduard Kardejl me urdhrin e “Flamurit”
  5. Bllazho Jovanoviç me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
  6. Radovan Zogoviç me urdhrin e “Flamurit”
  7. Dëshmori Miladin Popoviç me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
  8. Dushan Mugosha me urdhrin e “Flamurit” dhe medaljen e “Kujtimit”
  9. Gjeneral lt Arso Jovanoviç me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
  10. Gjeneral lt Aleksandër Rankoviç me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
  11. Gjeneral lt Milovan Gjilas me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
  12. Gjeneral lt Peko Dapçeviç me urdhrin “Ylli partizan” të klasit I
  13. Kolonel Velimir Stojniç, me urdhrin “Ylli partizan” klasit I
  14. Major Ivan Kostandin, me urdhrin “Ylli partizan” klasit I
  15. Gjeneral-major Svetovar Vukmanoviç, me urdhrin “Ylli partizan” klasit II dhe medaljen e “Kujtimit”
  16. Kolonel Vojo Todoroviç, me urdhrin “Ylli partizan” klasit II, urdhrin e “Trimërisë” dhe medaljen e “Kujtimit”
  17. Nënkolonel Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli partizan” klasit II
  18. Major Savo Stanoju, me urdhrin “Ylli partizan” klasit II, urdhrin e “Trimërisë”.albspirit