Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit
Ish-futbollisti Dani Alves ka dalë para gjykatës së Barcelonës disa ditë më parë ku u dënua me 4 vite e gjysmë burg, si pasojë e akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në një klub nate.
Pas këtij vendimi, Alves duket se ka humbur edhe mbështetjen e klubit katalanas, me të cilin ai ka fituar disa trofe të rëdnësishëm. Sipas mediave në Spanjë, brazilianit i është hequr statusin i legjendës nga klubi i Barelonës.
Sipas ‘Diario AS’, Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit.
Gjithsej 102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.
/gazeta-shqip