Zelensky për herë të parë në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama. Firmosin marrëveshje bashkëpunimi (Axhenda e samitit Ukrainë – Europa Juglindore)

HomePolitics

Zelensky për herë të parë në Tiranë, pritet nga Kryeministri Rama. Firmosin marrëveshje bashkëpunimi (Axhenda e samitit Ukrainë – Europa Juglindore)

The request of 47 MPs for the “Electorate”, Gjiknuri: They are fighting for 1 seat.The SP does not decide who the representation belongs to
Kur mund t’u ndalojë policia, ndryshimet në ligj caktojnë rregullat e reja për kontrollet
Samiti i Investimeve në Ballkan, Rama më 26 Shkurt në Londër

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që zhvillon sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga  Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Presidenti Zelenskyy u prit nga Kryeministri Rama në orën 09:00 në godinën e qeverisë shqiptare.

Kryeministri i bëri një tur Presidentit Zelensky në ambientin e tij të punës si dhe i dhuroi një album me piktura të tij.

Më pas, Rama-Zelenskyy zhvilluan një takim kokë më kokë në zyrën e Kryeministrit, për të vijuar me takimet mes delegacioneve.

Pas takimit mes tyre dhe delegacioneve përkatëse, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Në pritjen që i bëri Presidentit Zelensky në Kryeministri, Rama i dhuroi atij një album me pikturat e krijuara nga vetë Kryeministri. Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelenskyy nisën një takim kokë më kokë, në zyrën e Kryeministrit Rama, që vijon me takimin mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës.