Shqipëria atraksion për nomadët digjitalë. Jetesa e lirë favorizon punën nga shtëpia

HomeActual

Shqipëria atraksion për nomadët digjitalë. Jetesa e lirë favorizon punën nga shtëpia

Erion Isai i fut në xhep Behar Çukajt kontratën 580 MLN lekë për naftë deri në 2027
Maliq/Një shtetas nga fshati plasë kapet duke vjedhur disa biçikleta
Pasi dhunoi bashkëshorten 71- Vjeçarit i’u gjetën arsenal armësh

Jehona në mediat e huaja se Shqipëria është vendi ideal për të jetuar si nomad digjital ka shtuar kërkesat e të rinjve që preferojnë të jetojnë dhe punojnë online nga vendi ynë. Skerdi Sino, nga Shoqata e Nomadëve Digjitalë në Shqipëri, thotë se operimi pa taksë rezidenti tatimor e ka nxitur më tej këtë formë punësimi.

Skerdi Sino: Një kompani ka interes të punësojë në Shqipëri për shkak të kostos totale të një punonjësi edhe kur paga neto është e njëjtë. Ndërsa problematikat më të mëdhaja që hasin të huajt kanë të bëjnë me pagesat jo cash dhe pjesa tjetër sidomos nomadët ka të bëjë me njohurinë e gjuhëve të huaja të punonjësve të transportit.

Por duket se lehtësirat që ofron ligji me vizat e punës si nomadë digjitale për 1 vit po shfrytëzohen edhe nga vendet e Lindjes për të ardhur fillimisht në Shqipëri e më pas si emigrantë drejt Europës.

Skerdi Sino: Tani kemi vënë re një trend edhe të qytetarëve nga Pakistani, India ose nga shtetet e Afrikës që kanë gjetur prej vizave si nomadëve digjitale një mjet për të ardhur në fillim për të punuar në Shqipëri dhe pastaj për të kapërcyer në vendet e BE-së më vonë. Po na vinë dhe njerëz të cilët vinë për të kërkuar punë dhe nuk janë realisht nomadë digjital.

Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë janë në shuma të konsiderueshme, por afro 35 % e tyre përllogaritet të paguhen nga 50 mijë-100 mijë dollarë në vit.

Tv Klan