Shpërthim në portën e avllisë së një personi në Vorë, policia: Ka dëme të vogla materiale

HomeCronic

Shpërthim në portën e avllisë së një personi në Vorë, policia: Ka dëme të vogla materiale

ARMAND BRAHO, I RIU SHEMBULL NGA POGRADECI: NDËRTHURJA E LIGJIT, ETIKËS DHE LIDERIZMIT RINOR LOKAL
Arbër Male: “Ka ardhur Koha për bashkim! Më përkrahni për të sjellë ndryshimin”
“This is how the brain gave me” | This is Asqeri Mandri, the young man who beat and kept his wife isolated. 3 cameras in every room

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës në mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia njoftoi se në portën e avllisë së një personi është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e ngjarjes ka dëmtime të vogla materiale.

“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia po heton për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al