Mbi 100 të arrestuar gjatë protestave për Navalny-n në Rusi

HomeWorld

Mbi 100 të arrestuar gjatë protestave për Navalny-n në Rusi

Protestuan kundër reformës, pezullohen nga puna 4900 mjekë specialistë
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧
Tribute at the Jashari family cemetery/ Four hours of interrogation by the BIA, the Serbian lawyer speaks: In the state of Vucic…

Vdekja misterioze në burg e Aleksei Navalny-t, rivalit kryesor politik të Vladimir Putinit ka shkaktuar protesta në gjithë Rusinë, të cilat autoritetet ruse janë përpjekur t’i ndalojnë. Këto pamje janë filmuar në Shën Pjetërburg gjatë natës, aty ku shumë protestuesve iu vunë prangat në përpjekje për të penguar grumbullimet për të.

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se të paktën 100 persona janë arrestuar gjatë protestave nëpër rrugët e qyteteve të mëdha anekënd Rusisë. Krahas protestave, buqeta me lule dhe qirinj vendosën qindra qytetarë pranë fotove të tij në qendrat e qyteteve.

Manifestime përkujtimore të shoqëruara me protesta kundër Vladimir Putinit pati në shumë vende të botës. Në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, manifestuesit hodhën parulla ku presidenti rus konsiderohej “Vrasës”.

Manifestime pati edhe në shumë kryeqytete e qytete të mëdha të Europës. Presidenti amerikan Joe Biden dhe liderë perëndimorë e drejtuan gishtin nga Vladimir Putin si përgjegjës për vdekjen e tij, duke kërkuar hetime transparente dhe të ndershme për shkaqet e vdekjes.

Tv Klan