Plagosje me thikë në Korçë, një person përfundon në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një person dyshohet se është plagosur me thikë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në këtë incident. Gjithashtu, nuk bëhet ende i ditur identiteti i personit të plagosur.
Priten informacione të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
QARKU.AL
