Investohet qendër shëndetësore në fshatin Kolanec të bashkisë Maliq

HomeActual

Investohet qendër shëndetësore në fshatin Kolanec të bashkisë Maliq

Maliq/45-Vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë
Një rast bamirësie për tu marrë shembull! 
4 TË KRISHTERË DHE 4 MYSLIMANË

Investohet qendër shëndetësore në fshatin Kolanec të bashkisë Maliq

Një tjetër investim i rëndësishëm në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së banorëve të Bashkisë Maliq, falë financimit nga Gjysmëhëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe është kryer në fshatin Kolanec me ngritjen e një qendre të re shëndetësore.

Kjo është qendra e 13-të shëndetësore e ngritur dhe e kompletuar me pajisjet e nevojshme në territorin e Bashkisë Maliq, duke përmirësuar kushtet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore pranë komunitetit.