Korça e Fan Nolit nuk duhet të heshtë!
Një thirrje për ndërgjegjësim qytetar vjen nga gazetari dhe pedagogu Armand Braho, i cili ngre shqetësimin për mungesën e reagimit të Universitetit “Fan S. Noli” dhe të një pjese të pedagogëve të Korçës ndaj protestave dhe kërkesave të studentëve në mbarë vendin.
Braho thekson se universiteti nuk duhet të jetë thjesht një institucion ku përcillet dija, por edhe një hapësirë ku mbrohen liria e mendimit, demokracia dhe të drejtat qytetare.
Ai shpreh bindjen se pedagogët dhe intelektualët e Korçës duhet të tregojnë më shumë solidaritet me studentët, duke mos qëndruar indiferentë përballë situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Korça e Fan Nolit ka një traditë të fortë intelektuale dhe qytetare. Në momente të tilla, heshtja ngre pikëpyetje, ndërsa solidariteti bëhet domosdoshmëri.
Ph.D (c) Armand Braho
