PEZULLOHEN DY EFEKTIVË POLICIE PAS NDËRHYRJES NË PROTESTËN E TIRANËS, ZBARDHEN INICIALET

HomeActual

PEZULLOHEN DY EFEKTIVË POLICIE PAS NDËRHYRJES NË PROTESTËN E TIRANËS, ZBARDHEN INICIALET

Shkolla e Mesme “Skënderbeu” në Maliq do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë
Korçë/41-Vjeçari dhunon bashkëshorten, shpallet në kërkim
Dita e dytë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, rritet interesi për Maliqin

PEZULLOHEN DY EFEKTIVË POLICIE PAS NDËRHYRJES NË PROTESTËN E TIRANËS, ZBARDHEN INICIALET

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra pas ndërhyrjes gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pamjet filmike kanë ngritur dyshime për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve.

Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pas shqyrtimit të pamjeve të publikuara nga protesta.

Sipas njoftimit zyrtar, efektivët e pezulluar janë inspektorët me inicialet E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbejnë në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Dy punonjësit dyshohen për tejkalim të kompetencave dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes policore.

Rasti do të ndiqet nga strukturat përkatëse për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.