Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

HomeActual

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

Vasil Steriofski/Pusteci në solidaritet me Koçanin: Nderim për të ndjerët 
Korçë/Një tjetër rast dhune ndaj prindërve
I dehur në timon në aksin Korçë–Mborje, arrestohet 47-vjeçari

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, pasi dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në lokalin që kishte marrë me qira.

Operacioni, i koduar “Drithas”, u finalizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, pas disa javësh hetime të kryera me metoda speciale.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi S. B., 57 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq.

Gjatë kontrollit në lokalin që ai kishte marrë me qira, policia gjeti një sasi të dyshuar kokaine, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza dhe dyshohet se ishte përgatitur për shitje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit u gjet një tjetër sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një celular.

Policia bën me dije se, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.