Dita e Hapur 2026 në Landfillin e Maliqit, një ditë informimi, edukimi dhe argëtimi për komunitetin
Më 12 shtator, Landfilli i Maliqit do të hapë dyert për komunitetin në kuadër të Ditës së Hapur 2026, një aktivitet që synon të sjellë qytetarët më pranë mënyrës se si menaxhohen mbetjet dhe të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.
Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 14:00, duke ofruar një program të larmishëm për qytetarët, familjet dhe veçanërisht fëmijët.
Gjatë Ditës së Hapur, vizitorët do të kenë mundësi të zhvillojnë një guidë në landfill dhe të njihen nga afër me procesin e menaxhimit të mbetjeve. Në program janë parashikuar gjithashtu aktivitete edukative mbi reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin, hapësira informuese, mbjellje lulesh dhe aktivitete kreative.
Fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen me pikturim fytyre, lojëra dhe aktivitete fizike, ndërsa programi do të shoqërohet edhe me një sfilatë me veshje të riciklueshme, maskota me personazhe të njohura, muzikë, ushqime, pije dhe surpriza.
Një tjetër lehtësi për qytetarët është transporti falas. Nisja do të bëhet nga shkolla “Themistokli Gërmenji” në Korçë, me autobusë çdo orë, në oraret 10:00, 11:00, 12:00, 13:00 dhe 14:00. Transporti do të ndalojë edhe në Maliq, për t’u mundësuar qytetarëve pjesëmarrjen në aktivitet.
Dita e Hapur synon të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për komunitetin: menaxhimi i mbetjeve dhe kujdesi për mjedisin janë një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa edukimi i brezave të rinj mbetet një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar një të ardhme më të pastër dhe të qëndrueshme.
12 shtator, ora 10:00 – 14:00, Landfilli i Maliqit.
Komuniteti ftohet të bëhet pjesë e kësaj dite, për të mësuar, krijuar, argëtuar dhe kontribuar së bashku për një mjedis më të pastër. 🌿♻️
