Arian Jaupllari/Sfida e mandatit të katërt është të dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t’u japim zgjidhje

HomeActual

Arian Jaupllari/Sfida e mandatit të katërt është të dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t’u japim zgjidhje

Korçë/ Gjatë një konflikti një shtetas ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar
Qarku Korçë voton PS
Policia e Korçës procedon 3 shtetas, një person humb jetën në ambientet e një HEC-i në Maliq

Arian Jaupllari/Sfida e mandatit të katërt është të dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t’u japim zgjidhje

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, ka ndarë një reflektim mbi sfidat e mandatit të katërt të qeverisjes vendore dhe administratës publike, duke theksuar se suksesi nuk matet vetëm me realizimin e më shumë projekteve, por edhe me aftësinë për të dëgjuar dhe për t’u dhënë zgjidhje qytetarëve.

Në reagimin e tij, Jaupllari shprehet se përgjegjësia ndaj qytetarit nuk përfundon me marrjen apo përcjelljen e një ankese, por vetëm atëherë kur problemi i ngritur merr një zgjidhje konkrete.

Sipas tij, kjo përgjegjësi duhet të ndahet nga çdo hallkë e administratës, duke përfshirë specialistët, drejtorët, drejtuesit e institucioneve të varësisë, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e nivelit qendror.

Jaupllari propozon ngritjen e një sistemi monitorimi me gjurmueshmëri të plotë për çdo kërkesë të qytetarëve, ku të dokumentohet i gjithë procesi i trajtimit, që nga marrja në shqyrtim, institucioni përgjegjës, veprimet e ndërmarra dhe afatet e zgjidhjes.

Ai thekson se një qasje e tillë do ta shndërronte administratën nga një kulturë e fokusuar te procedurat në një administratë të orientuar drejt rezultateve, duke rritur përgjegjshmërinë dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

“Në fund të fundit, qytetarët nuk presin justifikime. Ata presin zgjidhje. Dhe pikërisht mbi aftësinë për të dhënë zgjidhje duhet të matet puna e secilit prej nesh”, shprehet Jaupllari.