Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

HomeActual

Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

Ndërhyrje e menjëhershme në argjinaturën e Lumit Devoll
Nga Dr. Koçi Tahiri/Shoqata “Besëlidhja Gorare” 14  VJET në shërbim të komunitetit Gorar dhe më gjërë
Eduart Bardhushi/ Biri i nënës në kurbet, biri i..

Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndërsa një tjetër efektiv ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është goditur me armë zjarri, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Mësohet se gjatë operacionit ka mbetur i plagosur edhe autori i dyshuar. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa priten njoftime zyrtare për rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të incidentit.