8 vite në shërbim të qytetarëve, M.Z.SH Maliq feston përvjetorin e krijimit
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Maliq ka shënuar sot 8-vjetorin e krijimit të tij, një përvjetor që përfaqëson vite përkushtimi, sakrifice dhe gatishmërie në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Gjatë këtyre tetë viteve, efektivët e këtij shërbimi kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret, emergjencat dhe situatat e vështira, duke iu përgjigjur me profesionalizëm çdo thirrjeje për ndihmë.
Në mesazhin e tyre të përvjetorit, vlerësim i veçantë iu kushtua efektivëve të repartit, të cilët me përkushtim dhe sakrificë kryejnë detyrën në çdo stinë dhe në çdo orë të ditës.
Mirënjohje u shpreh edhe për Shefin Sadik Halili dhe Komandantin e Stacionit Flamur Mbrakulli për drejtimin profesional dhe angazhimin e tyre në funksionimin e repartit.
Një falënderim i posaçëm iu drejtua gjithashtu Bashkisë Maliq dhe kryetarit Gëzim Topçiu për mbështetjen e vazhdueshme, investimet dhe bashkëpunimin që kanë mundësuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit të shërbimit.
Në këtë ditë të veçantë, efektivët e M.Z.SH Maliq falënderuan edhe qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin ndër vite, duke theksuar se do të vijojnë të jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit.
“8 vite sakrificë, 8 vite përkushtim dhe përgjegjësi. Vazhdojmë përpara, gjithmonë në shërbim të qytetarëve”, thuhet në mesazhin e përvjetorit të repartit.
