Pas 34 vitesh në shërbim të Policisë së Shtetit, Lacë Firanj del në pension

HomeActual

Pas 34 vitesh në shërbim të Policisë së Shtetit, Lacë Firanj del në pension

Editorial/Armand Braho: Orekset për asfaltin “elektoral”…
Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në PKK Kapshticë.
Korçë/16 – vjeçarja dyshohet se ka dëmtuar me send të fortë, xhamat e automjetit të njerkut të saj. 

Pas 34 vitesh në shërbim të Policisë së Shtetit, Lacë Firanj del në pension

Pas plot 34 vitesh shërbim me përkushtim dhe profesionalizëm në radhët e Policisë së Shtetit, Lacë Firanj ka mbyllur sot një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale, duke dalë zyrtarisht në pension.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është vlerësuar për ndershmërinë, korrektësinë dhe përkushtimin ndaj detyrës, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe në shërbim të komunitetit. Me sakrifica dhe punë të palodhur ndër vite, Lacë Firanj ka lënë pas një shembull pozitiv për kolegët dhe brezat e rinj të policisë.

Në ditën e largimit nga uniforma, kolegë, miq dhe të afërm kanë shprehur respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Me kokën lart dhe i vlerësuar për gjithë rrugëtimin e tij profesional, Lacë Firanj nis tashmë një etapë të re të jetës.