Sot është një ditë e veçantë për Zv/Ministrin Arjan Jaupllari, një njeri që njihet jo vetëm për detyrën që mban, por mbi të gjitha për zemrën, mirësinë dhe ndihmën që u ka dhënë njerëzve ndër vite.
Ka njerëz që festojnë ditëlindjen vetëm një herë në vit… por ka edhe njerëz si Arjan Jaupllari, që festojnë çdo të mirë që kanë bërë për të tjerët. E nëse do të numëroheshin mirësitë dhe ndihmat e tij ndaj njerëzve, pa dallim bindjesh politike apo gjendjeje sociale, atëherë ai do të kishte mijëra vite jetë të festuara.
Sot, Arjani nuk feston thjesht një ditëlindje. Ai feston respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve që kanë gjetur tek ai mbështetje, fjalë të mira dhe dorë të shtrirë në momentet më të vështira.
Urime ditëlindjen!
Paçi gjithmonë shëndet, lumturi dhe suksese në rrugën tuaj, ashtu siç meriton një njeri që ka ditur të mbetet pranë njerëzve me përulësi dhe zemër të madhe.
