Maliq/ Mësuesi gjendet pa jetë pas përfundimit të mësimit

HomeActual

Maliq/ Mësuesi gjendet pa jetë pas përfundimit të mësimit

Romina Xhaferi/Një vajzë për tu marrë shembull
Shi, stuhi dhe rrufe! Si do jetë parashikimi i motit për sot dhe sa do shkojnë temperaturat
Ish deputeti i Shqipërisë/Kësaj here po shkruaj për Endri Axhi

Maliq/ Mësuesi gjendet pa jetë pas përfundimit të mësimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marjan, ku një mësues është gjetur pa shenja jete, duke tronditur komunitetin lokal.

Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet A.B., banues në Devoll, ushtronte profesionin në shkollën e fshatit. Ai është gjetur i pajetë në rrugë, menjëherë pas përfundimit të procesit mësimor.

Dyshohet se mësuesi ka pësuar një problem shëndetësor të menjëhershëm, teksa ishte duke u drejtuar drejt automjetit të tij.

Trupi i pajetë pritet të transportohet në morgun e spitalit të Korçë, ndërsa policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.