“Nafta mbi 200 lekë dhe cilësi e dobët”/Gazetari Armand Braho ngre shqetësimin për dëmtimin e automjeteve

HomeActual

“Nafta mbi 200 lekë dhe cilësi e dobët”/Gazetari Armand Braho ngre shqetësimin për dëmtimin e automjeteve

Endri Axhi/Çentrot Shqiptare mbi televizor, një detaj i vogël, pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor shqiptar
Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
SPAK e konfirmon zyrtarisht: Erion Veliaj po hetohet për “Shpërdorim Detyre”

“Nafta mbi 200 lekë dhe cilësi e dobët”/Gazetari Armand Braho ngre shqetësimin për dëmtimin e automjeteve

Rritja e çmimit të karburanteve vijon të mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, por së fundmi vëmendja po zhvendoset edhe te cilësia e naftës në treg. Gazetari Armand Braho ka ngritur një alarm publik përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke sjellë një rast konkret nga përvoja e tij personale.

Sipas tij, problemet teknike në automjet, të evidentuara në servis, lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e dobët të karburantit. Braho thekson se, sipas specialistëve, defektet në sistemin e injektimit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa shkaku kryesor lidhet me përbërjen e naftës që hidhet në treg.

Ky shqetësim vjen në një kohë kur çmimi i naftës në vend ka kaluar pragun e 200 lekëve për litër, duke rënduar më tej kostot për qytetarët, të cilët përballen njëkohësisht me çmime të larta dhe cilësi të diskutueshme.

Reagimi i plotë i gazetarit Armand Braho:

Mirë që nafta ka kaluar mbi 200 lekë për litër, por problemi nuk është vetëm çmimi… është edhe cilësia.
Dje çova makinën në servis pasi po shfaqte disa probleme. Pas kontrollit, tekniku konstatoi se defekti ishte tek një prej injektorëve. Pa shumë habi, më tha se ky është një problem që po haset gjithnjë e më shpesh kohët e fundit.
E pyeta për shkakun. Më pa me një nënqeshje dhe më tha shkurt: “Cilësia e naftës… po i shkatërron makinat më shumë se më parë.”
Ironizuam të dy çmimin e naftës dhe cilësinë e saj, si për të lehtësuar situatën. Ai vazhdoi ditën e tij, ndërsa unë u largova me portofolin më të lehtë nga riparimi… dhe me të njëjtën hall që më pret sërish, të blej naftë të shtrenjtë, që në fund të ditës duket më shumë ujë sesa karburant.
(Fotoja është ilustrim për çmimin e naftës, është rastësore)