Goditje, mashtrim dhe drogë në Pogradec e Korçë – disa të arrestuar dhe të tjerë në kërkim

HomeActual

Goditje, mashtrim dhe drogë në Pogradec e Korçë – disa të arrestuar dhe të tjerë në kërkim

Korçë/Situata e reshjeve të dëborës, apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rritin kujdesin në rrugë
Vendimi/83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë
Maliq/22-vjeçari drejtonte automjetin pa lejë drejtimi

Goditje, mashtrim dhe drogë në Pogradec e Korçë – disa të arrestuar dhe të tjerë në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:

  • Arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. O., 27 vjeç dhe R. O., 34 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. O., 29 vjeç, banues në fshatin Blacë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, tre shtetasit, për motive të dobëta, kanë goditur fizikisht shtetasin Q. M. dhe nipin e tij K. D. Vijon puna për kapjen e të shpallurit në kërkim.
  • Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. F., 44 vjeç dhe E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ata dyshohet se janë akomoduar në një hotel në Pogradec dhe janë larguar pa kryer pagesën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. S., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, kokainë.

Ndërsa specialistët e Komisariatit të Policisë Maliq nisën procedim penal për shtetasen M. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.