HomeActual

Konflikt në një servis makinash, një i plagosur..

Drenovë/Në rrugë është gjetur i pajetë një shtetas
Drejtoria Vendore e Policisë arrestoi në flagrancë këta shtetas..
Korçë/Në të gjithë qarkun do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ja oraret

Konflikt në një servis makinash, plagoset pronari

Një konflikt është regjistruar në një servis makinash, ku janë përfshirë katër persona. Si pasojë e përplasjes, njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Renaldo Xhixho, pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen nr. 10. Sipas të njëjtave burime, disa persona i janë afruar servisit dhe aty ka nisur konflikti, i cili ka përfunduar me të plagosur.

Mësohet se edhe persona të tjerë të përfshirë kanë pësuar dëmtime, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mund të ketë lindur për shkak të pakënaqësive të klientëve ndaj shërbimit të kryer, por gjithçka pritet të zbardhet pas marrjes së deklaratave nga personat e përfshirë.

Autoritetet vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.