Marjana Bacellari emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec

HomeActual

Marjana Bacellari emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec

𝐈𝐧𝐬𝐤𝐞𝐧𝐨𝐢 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐭’𝐮 𝐬𝐡𝐩ë𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞𝐯𝐞, 𝐃𝐚𝐯𝐢𝐝𝐞 𝐏𝐞𝐜𝐨𝐫𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢
12 vite burg për të miturin që vrau bashkëmoshatarin në Pirg të Maliqit
Vasil Sterjovski/Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të isha i ftuar në edicionin e lajmeve në Sitel TV

Marjana Bacellari emërohet Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec

Marjana Bacellari është emëruar Drejtoresha e re e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë–Pustec. Ajo sjell një përvojë të gjatë në menaxhimin e projekteve, zhvillimin e komunitetit dhe politikat arsimore.

E diplomuar në Financë dhe Kontabilitet, Bacellari ka punuar për më shumë se një dekadë në organizatën World Vision Albania, ku ka drejtuar programe arsimore dhe projekte për zhvillimin e komunitetit. Gjithashtu, ajo ka shërbyer si koordinatore projektesh në iniciativa për mirëqenien e fëmijëve dhe si specialiste për koordinimin e projekteve të Bashkimit Europian pranë Bashkisë Korçë.

Me këtë përvojë, Bacellari pritet të kontribuojë në forcimin e institucioneve arsimore dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit në zonën Korçë–Pustec.