Prezantohet Drejtori i ri i AKVMB, Roland Mecaj: Prioritet përafrimi me standardet e BE-së

HomeActual

Prezantohet Drejtori i ri i AKVMB, Roland Mecaj: Prioritet përafrimi me standardet e BE-së

Maliq/Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 22-Vjeçari
Korçë/Ishte larguar me një 13-vjeçare gjendet dhe arrestohet 15-Vjeçari
Dhuna në familje përfundon me dy arrestime në Maliq

Prezantohet Drejtori i ri i AKVMB, Roland Mecaj: Prioritet përafrimi me standardet e BE-së

Është prezantuar Drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), z. Roland Mecaj. Gjatë takimit me stafin u theksua rëndësia e menaxhimit efikas të punës dhe thellimit të reformave të nisura, me synim përafrimin e plotë me acquis të Bashkimit Europian dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 12.

Sipas drejtuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmbushja e këtij kapitulli mbetet prioritet absolut në kuadër të procesit të integrimit europian.

AKVMB do të vijojë garantimin e shërbimit veterinar për kafshët, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e bimëve, duke qëndruar pranë fermerëve dhe blegtorëve për të siguruar zbatimin e standardeve të Bashkimit Europian.