Korçë/Procedime penale për drogë, dhunë në familje dhe konflikte fizike

HomeActual

Korçë/Procedime penale për drogë, dhunë në familje dhe konflikte fizike

Së shpejti talente të reja në pikturë do të trajnohen nga piktori profesionist Besnik Iliri në Bashkinë Maliq
Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Djathi i shakullit që tërhoqi vëmendjen në panairin e Maliqit, traditë e gjallë e Zerecit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedime penale për disa shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve proceduan penalisht shtetasin J. Ç., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një kontrolli fizik në lagjen nr. 18 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë nisën procedim penal për:

  • M. M., 42 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i dyshuar për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje;
  • J. L., 20 vjeç dhe H. L., 42 vjeç, banues në Korçë, të dyshuar se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin R. M., 65 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë;
  • K. S., 19 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për kanosje me fjalë përmes telefonit ndaj shtetasit B. C.;
  • J. Ll., 63 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar se ka goditur fizikisht shtetasin J. T., për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.