Në bashkinë Pustec do ngrihen qendra pritëse për emigrantë? Reagon Vasil Sterjovski, kryetar i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian

HomeUncategorized

Në bashkinë Pustec do ngrihen qendra pritëse për emigrantë? Reagon Vasil Sterjovski, kryetar i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian

Korçë – Policia Rrugore në terren 24/7 për sigurinë e qytetarëve
Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë
Ndihmë për blegtorët e Kolonjës, shpërndahen misër dhe hime për përballimin e kushteve të vështira të motit

Kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, ka shprehur kundërshtimin e fortë të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantë në këtë zonë.

Sipas AMIE, qendrat janë parashikuar të ndërtohen në Njësinë Administrative Zrnosko, në fushën sportive të Pustecit dhe në fushën sportive të fshatit Dollna Gorica, pa asnjë konsultim me banorët dhe pushtetin vendor.

Sterjovski thekson se Bashkia Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zonë turistike, ndërsa ndërtimi i këtyre qendrave rrezikon mjedisin, zhvillimin e turizmit dhe ekzistencën e komunitetit maqedonas në këtë zonë.

AMIE kërkon heqjen e menjëhershme të planit për qendrat pritëse për emigrantë dhe orientimin e investimeve drejt infrastrukturës, turizmit dhe zhvillimit lokal.

Sipas AMIE, vendimi përbën shkelje të Ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe rrezikon të përshpejtojë shpopullimin e zonës. Partia njofton se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Prespë.