Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.

HomeActual

Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.

Maliq/35-Vjeçari nga podgoria ushtron dhunë ndaj vajzës së tij 14-Vjeçare
ARSIMTARËT, AGIMI VEZULLUES QË NDRIÇON MËNGJËSEVE
Një rast bamirësie për tu marrë shembull! 

Probleme të theksuara janë konstatuar në fshatrat Zboq, Mëmël dhe Manastriec, ku masa të konsiderueshme dheu kishin bllokuar plotësisht akset rrugore, duke vështirësuar qarkullimin dhe aksesin e banorëve.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës intensive të strukturave përkatëse, rrugët janë pastruar dhe janë hapur plotësisht për qarkullim, duke rikthyer normalitetin e lëvizjes në këto zona.

Strukturat e Bashkisë Maliq vijojnë të jenë në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.