Dëmtohet një automjet nga rrëshqitja e inerteve në aksin Qukës–Qafë Plloçë

HomeActual

Dëmtohet një automjet nga rrëshqitja e inerteve në aksin Qukës–Qafë Plloçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit
Vasil Steriofski/Të dashur bashkëkombës me origjinë nga Qarku i Korçës, kudo që ndodheni në botë,
Puna në shtet dhe fenomeni i rritjes së rrogës

Një automjet është dëmtuar në aksin rrugor “Qukës–Qafë Plloçë”, në segmentin midis dy tuneleve, si pasojë e rrëshqitjes së inerteve në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime materiale.

Qarkullimi në zonë vijon me kujdes të shtuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e inerteve, veçanërisht në kushtet e motit të paqëndrueshëm.

Autoritetet përkatëse pritet të marrin masa për pastrimin e rrugës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.