Konflikt dhe përleshje në një lokal në Korçë, shoqërohen një person i dëmtuar dhe pronari

HomeUncategorized

Konflikt dhe përleshje në një lokal në Korçë, shoqërohen një person i dëmtuar dhe pronari

Jam një qytetar i thjeshtë/Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca
Arbër Male reagim i ashpër pas vendimit për kullotat e Çërravës: “Grabitja nuk është zhvillim, është padrejtësi!”
Aksi Qukës–Qafë Plloçë hapet sot, rruga lidh zonën e juglindjes dhe nxit turizmin

Një konflikt i ndodhur brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me përleshje dhe pasoja për një nga personat e përfshirë.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit personin e dhunuar, si edhe pronarin e lokalit, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, po punohet për identifikimin dhe verifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. Paraprakisht dyshohet se konflikti ka shpërthyer si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit dhe për motive banale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, duke sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.