Rrëshqitje masive dheu në fshatin Kakaç, rrezik për furnizimin me ujë dhe infrastrukturën rrugore

HomeUncategorized

Rrëshqitje masive dheu në fshatin Kakaç, rrezik për furnizimin me ujë dhe infrastrukturën rrugore

Arrestohen 2 shtetase që bullizonin dhe shpërndanin foto dhe shkrime me përmbajtje të papërshtatshme në rrjetin social Instagram.
Ramadan Dajko – I riu nga Maliqi që po korr sukses brenda dhe jashtë vendit
DVP KORÇË/ Ndalohen këta shtetas për vepra të ndryshme penale ..

KAKAÇ – Njësia Administrative Pirg

Një fenomen i rrezikshëm rrëshqitjeje masash dheu është konstatuar sot në fshatin Kakaç, në Njësinë Administrative Pirg. Sipas verifikimeve në terren, rrëshqitja përbëhet kryesisht nga formacione argjilore–gëlqerore, të cilat kanë kohezion të ulët dhe janë tepër të ndjeshme ndaj ngopjes me ujë.

Si pasojë e këtij procesi gjeodinamik, janë shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në ushqyesin e rezervuarit të Verçunit, në drejtim të rezervuarit të Podgories, duke ndërprerë funksionimin normal të tij dhe duke krijuar rrezik serioz për furnizimin me ujë të zonës. Gjithashtu, rrëshqitja paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për segmentin rrugor që lidh fshatin Kakaç me fshatin Verçun, pasi stabiliteti i trupit të rrugës është cenuar dhe situata mund të përkeqësohet në rast të reshjeve të tjera.

Në bashkëpunim me ekspertë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, është kryer një vlerësim paraprak i situatës, ku janë analizuar kushtet gjeologjike, gjeoteknike dhe hidro-gjeologjike të zonës. Ekspertët kanë evidentuar si faktorë kryesorë praninë e materialeve të paqëndrueshme, pjerrësinë e madhe të shpatit si dhe ndikimin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në aktivizimin e rrëshqitjes.

Bazuar në këto konstatime, theksohet nevoja për ndërhyrje emergjente dhe afatgjata, të cilat përfshijnë stabilizimin e shpatit, sistemimin e ujërave, rehabilitimin e ushqyesit të rezervuarit dhe sigurimin e segmentit rrugor, me qëllim parandalimin e dëmeve të mëtejshme dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe infrastrukturës.