Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë

HomeUncategorized

Rriten gërmimet e paligjshme në Korçë: Ekspertët kërkojnë dënime penale për mbrojtjen e trashëgimisë

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “Albamono” vijoi natën e mbrëmshme me një shfaqje të veçantë nga Ukraina.
Lorenc Ekonomi zgjidhet Rektor në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korçë.
Lajm i mirë për nëpunësit: Zyrtarizohet rritja e pagave në administratën publike

Në Korçë u zhvillua një takim i rëndësishëm mes aktorëve dhe faktorëve kryesorë institucionalë e komunitarë, me fokus mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe frenimin e gërmimeve të paligjshme që po rriten ndjeshëm në zonat arkeologjike të qarkut.

Trashëgimia kulturore, e cilësuar si pasuria më e çmuar e Shqipërisë, vazhdon të përballet me sfida serioze si:

• Trafikimi i paligjshëm i objekteve kulturore

• Mungesë koordinimi ndërinstitucional

• Nevoja për rritjen e kapaciteteve të zbatimit të ligjit

• Ndërgjegjësim i ulët në komunitet

Në tryezë u theksua se gërmimet e paautorizuara, veçanërisht në vendndodhje të rëndësishme si varrezat monumentale të Selcës, jo vetëm po dëmtojnë shtresat arkeologjike, por po e ekspozojnë zonën ndaj trafikimit të mundshëm të objekteve me vlerë të lartë historike.

Ekspertët ngritën shqetësimin se legjislacioni aktual nuk e njeh gërmimin e paligjshëm arkeologjik si vepër penale, një boshllëk që sipas tyre lejon individët të kryejnë dëmtime pa u përballur me pasoja serioze ligjore.

Me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, projekti i prezantuar synon:

• Të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit

• Të trajnojë mbi 100 profesionistë të linjës së parë

• Të hartojë strategji sigurie për tre site arkeologjike

• Të realizojë fushata sensibilizuese për të rinjtë dhe komunitetin

Pjesëmarrësit theksuan se vetëm përmes bashkëpunimit të strukturuar, ndërgjegjësimit të publikut dhe forcimit të kuadrit ligjor, trashëgimia kulturore e Korçës mund të mbrohet siç duhet nga dëmtimet dhe abuzimet.