Vihen në pranga 4 Persona, sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë

HomeUncategorized

Vihen në pranga 4 Persona, sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë

Maliq/Ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rezikut për jetën..
Emërohen administratorët e rinj në Bashkinë Korçë
Aksident në Bulgarec të Korçës, përmbyset makina – Në spital një grua dhe dy fëmijë

Pogradec

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni i koduar “Portions”, goditet një rast i shitjes së lëndës narkotike kokainë.

Nga hetimet, identifikohen 5 shtetas që shitnin kokainën, në qytetin e Pogradecit.
Njëri prej tyre u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin u gjet një sasi kokaine.

Vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për godtijen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Portions”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Pogradec.
Shtetasi A. Sh. u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. G., 20 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë shitur lëndë narkotike kokainë, në doza, në qytetin e Pogradecit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.