Ç’po ndodh sot me botën, me shpirtin e njeriut,
ku fjala bëhet thikë, ia merr frymën të riut,
ku për një fjalë të thënë, gjaku derdhet kot,
e veshin familjarët me të zeza çdo mot.
Ku është mëshira, ku është morali,
dikur krenari, sot mbretëron djalli,
respekti u tret si kripa në ujë,
dashuria humbi, çdo gjë u bë bujë.
Një fjalë e ëmbël dikur shëronte,
sot fjala ther, zemrën copëtonte,
dikur një dorë shtrihej për paqe,
sot dora ngrihet, bën dhe vetëvrasje.
Në rrugë dëgjon vetëm britma pa fund,
zemra e nënës përlotet gjithkund…
Lotët si lumenj rrjedhin në sy,
paqja s’ka mbetur, moj nënë, më për ty.
Fëmijët rriten mes frikës, mes tmerrit,
ne po u mësojmë veç rrugën e ferrit.
Ç’po ndodh me njeriun, shpirtin shiti vallë?
Ja bleu ai i mallkuar, djallë?
Harroi të qeshurën, harroi mirësinë,
e futi në zemër vetëm urrejtësinë.
Por ndalu, o botë, mos ik kështu,
ngrihu me dritë, jo fjalë kuturu.
Se jeta është dhuratë, jo luftë e përgjakur,
le t’i mbyllim plagët që sot kemi hapur.
Të ngjallim respektin, të kthejmë dashurinë,
të rrisim me shpresë dhe brezin që vjen.
Vetëm atëherë ky vend do lulëzojë,
dhe zëri i dhimbjes do të shterojë…