Zjarr në Vlocisht, zjarrfikësit parandalojnë një tragjedi – familjarët shpëtojnë pa lëndime

HomeUncategorized

Zjarr në Vlocisht, zjarrfikësit parandalojnë një tragjedi – familjarët shpëtojnë pa lëndime

Nga 1 janari i vitit të 2026 paga minimale do të shkojë në 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit do rritet në 700 euro.
Rea Kupe/Vjeshta -Stina përtej bukurisë..
Lamtumirë Doktor Ahmet Hoxhallari – një zemër e madhe që pushoi së rrahuri, por do të kujtohet përgjithmonë!

Një zjarr është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vlocisht të Bashkisë Maliq, duke shkaktuar panik mes banorëve. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, është shmangur një tragjedi e mundshme, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një bombol, e cila kishte shpërndarë avuj gjatë natës. Flakët janë përhapur në pjesën e poshtme të banesës, një hapësirë që familjarët e përdornin për të qëndruar.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, kanë sekuestruar bombolën e gazit dhe kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke parandaluar shpërthimin dhe përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të shtëpisë.

Për fat të mirë, askush nga anëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Autoritetet lokale dhe shërbimi zjarrfikës u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin dhe mirëmbajtjen e bombolave të gazit, veçanërisht gjatë netëve, për të shmangur rreziqe të tilla.