Bashkia Maliq/Vijojnë takimet me blegtorët, këtë herë në Vreshtas dhe Podgorie!

HomeActual

Bashkia Maliq/Vijojnë takimet me blegtorët, këtë herë në Vreshtas dhe Podgorie!

Maliq/71-vjeçari ngacmon seksualisht një 9-vjeçare
Humbi vulën e PD, Basha akuzon Berishën se bashkëpunon me Ramën: Koalicion antivlerash! Jam i vetmi kundërshtar serioz i kryeministrit
Kanosje me thikë dhe thyerje e arrestit në Korçë

Drejtori i Bujqësisë Z.Arben Dulellari nëpërmjet një statusi ne rrjetin e tij social Facebook shprehet se vijojne takimet në kuadër të masave parandaluese për përballimin e sëmundjes së rrezikshme “Murtaja e Ruminantëve” (PPR) ..Nder te tjera ai shprehet se:

Në kuadër të masave parandaluese për përballimin e sëmundjes së rrezikshme “Murtaja e Ruminantëve” (PPR), u zhvillua një takim informues me blegtorët e zonës së Vreshtasit dhe Podgories.

🔍 Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe ndërgjegjësimi i blegtorëve për:

  • Shenjat klinike të sëmundjes në të imtat,
  • Masat mbrojtëse që duhen ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e saj.

📌 Theksi u vendos tek përgjegjësia e vetë blegtorëve, duke theksuar rëndësinë e:

  • Kufizimit të lëvizjes së bagëtive,
  • Ndërprerjes së shit-blerjeve të pakontrolluara,
  • Dezinfektimit të rregullt të stallave,
  • Dhe ndarjes me marrëveshje të zonave kullosore, për të shmangur kontaktin mes tufave të ndryshme.

🌡️ U vu në dukje se temperaturat e larta të kësaj periudhe mund të ndihmojnë si një faktor natyror në kufizimin e sëmundjes.

🤝 Me bashkëpunim, kujdes dhe përkushtim, do t’ia dalim ta përballojmë edhe këtë sfidë!